Polifenolet: Këto janë ushqimet dhe pijet me përmbajtjen më të lartë

Polifenolet: Këto janë ushqimet dhe pijet me përmbajtjen më të lartë

13:46, 20/02/2023
A+ Aa A-

Sipas gastroenterologut Emeran Mayer, MD, polifenolet janë lëndët ushqyese që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zorrëve dhe më gjerë. 

Polifenolet prodhohen nga bimët kur ato janë në gjendje stresi ose kanë pësuar ndonjë dëmtim.

Këto shenja stresi prodhojnë disa molekula me sheqer që tërheqin mikrobet në rrënjët e bimës. 

Më pas, mikrobet stimulojnë bimët të prodhojnë polifenole, "ilaçin" e bimëve.

Çfarë ndodh kur konsumojmë këto bimë “të stresuara”? 

Polifenolet dhe të gjithë lëndët ushqyese të tjera që ato përmbajnë ndërveprojnë me mikrobet tona, duke prodhuar molekula të dobishme për trupin tonë.

Pra, cilat janë ushqimet dhe pijet që janë të pasura me polifenole?

Vera e kuqe

Vera e kuqe është e pasur me polifenole, kryesisht resveratrol, i cili mund të kontribuojë në jetëgjatësinë. Më konkretisht, mbron gjatësinë e telomereve (arsyeja kryesore e plakjes dhe shfaqjes së sëmundjeve të lidhura me moshën). Në të njëjtën kohë, mbron nga stresi oksidativ dhe pasojat e tij në organizëm, ka efekt antiinflamator dhe vonon vdekjen e qelizave.

Kakaoja
Ka një përmbajtje të lartë flavonoidesh, të cilat nxisin një proteinë të trurit të quajtur Faktori Neurotrofik i Derivuar nga Truri (BDNF). Ky është përgjegjës për riprodhimin e qelizave neurologjike. Prandaj, kur konsumojmë çokollatë të zezë, përmirësojmë njohjen tonë në afat të gjatë. 

Manaferrat

Të gjitha manaferrat janë superushqime që ia vlen t'i përfshini në dietën tuaj.Boronicat kanë një lloj polifenoli, proantocianidina, e cila është e dobishme për shëndetin e trurit. Manaferra  kanë një lloj tjetër, antocianin, të cilat kanë veti antioksiduese duke mbrojtur sistemin tonë imunitar.

Vaji  i virgjër i ullirit
Vaji i ullirit ka më shumë se yndyrna të mira dhe polifenole, kjo është një nga arsyet pse ekspertët e konsiderojnë dietën mesdhetare shumë të shëndetshme. Sigurisht, nuk duhet ta teproni në sasi.

Farat Chia
Farat Chia janë një superushqim shumë i rëndësishëm. Ato përmbajnë acid rosmarinik dhe daisdein, dy polifenole me aktivitet të pasur antioksidues.

Arrat 
janë më të lartat në polifenole nga të gjitha, sipas hulumtimeve të fundit. Ato përmbajnë ellagitannin, një lloj polifenoli me veti shumë të rëndësishme antioksidante dhe anti-inflamatore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco