Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

SYRI TV/ Antibiotikë për virozat? - Mjekët kundër, Shiroka: VItaminat, efektive në këto raste

14:00, 17/01/2023
A+ Aa A-

Përdorimi i antibiotikëve është kthyer në shqetësim serioz. Mjekët ngrenë alarmin se përdorimi i tyre pa  recetë është i gabuar dhe sjell pasoja të mëdha në organizëm. Ndërkaq, në shumë raste mjekët këshillojnë trajtim me vitamina, si kurë efektive për rritjen e imunitetit.

Nga SYRI TV

Numri i të prekurve nga gripi apo virozat stinore javët e fundit është shtuar ndjeshëm e rrjedhimisht edhe i pacientëve të shtruar në spitale. Të prekurit nga këto viroza ngrenë pikëpyetje se çfarë preparatesh mjekësore duhet të përdoren gjatë kësaj periudhe për të lehtësuar simptomat dhe për të mos kaluar në komplikacione.

Një nga shqetësimet më të mëdha që ngrenë mjekët është edhe përdorimi pa kriter i antibiotikëve, të cilët shpeshherë merren në farmaci pa recetë mjekësore.

Vetë mjekët bëjnë apel për mospërdorim të këtyre medikamenteve  në situatë virozash, duke këshilluar se është vetëm mjeku ai që vlerëson situatën shëndetësore të pacientit.

Ndërkohë, prej fillimit të pandemisë së Covid-19, vihet re se qytetarët janë orientuar drejt vitaminave për të rritur imunitetin, e kjo gjë vlen edhe për gripin apo virozat stinore. 

Edhe mjekët rekomandojnë përdorimin e tyre pasi vitaminat kanë aftësi të krijojnë mbrojtje imunitare dhe ata pacientë të cilët i përdorin, janë më pak të predispozuar të kenë komplikacione shëndetësore.   

Specialistët evidentojnë edhe cilat janë ato lloj vitaminash të cilat janë më efektive.

Në të tilla raste, kur virozat duket se janë të pashmangshme, këshilla më e vlefshme është parandalimi nëpërmjet forcimit të imunitetit dhe jo kurimi me medikamente të tilla si antibiotikët,  të cilët kanë edhe efekte të shumta anësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco