Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Covid-19/ Britania bëhet vendi i parë që miraton vaksinën Omicron

Covid-19/ Britania bëhet vendi i parë që miraton vaksinën Omicron

13:27, 15/08/2022
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë që miraton vaksinën anti-covid që synon dhe si variantin origjinal ashtu dhe variantin Omicron.

“Moderna jab’ mori dritën jeshile nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) pasi u zbulua se plotëson standarden e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin, shkruan SKy News.

Rezultatet e provës treguan se ai rriti tetëfish nivelet e antitrupave kundër Omicron në krahasim me përsëritjen e vaksinave aktuale.

E prodhuar nga Moderna, Rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar e përshëndetën miratimin si ofrimin e një 'mjet të ri në armaturë' kundër virusit 'që po zhvillohet vazhdimisht'. 

Britanikët mbi moshën 50 vjeç dhe britanikët më të rinj me sëmudnje kronike do të fillojnë të vaksinohem muajin e ardhshëm. 

Doza përforcuese, e njohur si "Spikevax bivalent Original/Omicron", përmban 25 mikrogramë vaksinë Omicron dhe 25 mikrogramë vaksinë origjinale të koronavirusit.

Një vaksinë që funksionon për dy infeksione njihet si bivalente.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin do të këshillojë se si do të trajtohet dhënia e vaksinës.

Vaksina është dorëzuar për miratim edhe tek autoritetet në Australi, Kanada dhe BE.

Pritet që BE-ja të miratojë dozën deri në shtator.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco