Pse gjatë verës mund të vuajmë më shumë nga ankthi?

Pse gjatë verës mund të vuajmë më shumë nga ankthi?

16:48, 10/08/2022
A+ Aa A-

Kur mendojmë per muajt e verës gjërat e para që na kalojnë para syve janë ditët e gjata, plazhi, dielli, pushimet dhe zero përgjegjësi. Në fakt, e vërteta është se për shumë njerëz stina e verës është më shumë stresuese sesa emocionuese dhe kjo për shkak të ankthit të verës. 

Sipas ekspertëve, ankthi është i pranishëm sa herë ka një tranzicion, qoftë ky ndryshim sezoni, moti apo diçka tjetër. Po pse ndjueni sikur ankthi është shtuar gjatë muajve të verës? 

Vetë i nxehti i bën njerëzit të ndihen më në ankth

Niveli i ankthit shtohet kur temperatura e trupit rritet, kur djerësim më tepër  apo kur frymëmarrja vështirësohet.

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga ankthi, gjatë këtyre ndryshimeve fokusohen edhe më shumë me atë çfarë po i ndodh trupit të tyre në ditë të tilla. 

Për njerëzit me ankth, detyrimet shoqërore të shtuara mund t'i shkaktojnë edhe më shumë ankth.

Vera shoqërohet me më shumë grumbullime, grupe të mëdha shoqërore apo familjare dhe më tepër festa! Për njerëzit që vuajnë nga ankthi ky është një shqetësim i shtuar. Stresi i ndërveprimit social ndihet edhe më shumë gjatë kësaj periudhe. 

Ditët pa rutinën e zakonshme mund të shkaktojnë gjithashtu ankth

Kur je me pushime dhe jo në shkollë/punë ke më pak gjëra për t'u marrë gjatë ditës. Kjo lë vend për mendime ankthioze sepse truri nuk është i zënë me punë.

Kotësia apo orët e kaluara bosh mund të shtojnë ankthit, prandaj duhet ruajtur një lloj balance dhe të merreni me gjëra gjatë ditës përveç çlodhjes. 

Të qënit më pak i mbuluar mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin mendor.

Kur temperaturat jashtë janë të larta, me siguri ti po kërkon për pantallonat më të shkurtra që ke apo për fustanin më të freskët. Nëse për disa njerëz këto veshje janë shpëtim, për të tjerë "zhveshja" mund të jetë e mundshme dhe personi fillon krijon mendime negative.  Më pak rroba sjellin më shumë pasiguri.

Pyetje të tipit: "A dukem mirë?" "Po sikur njerëzit të më shohin të veshur kështu?" "Trupi im duket shëmtuar" - shtojnë nivelin e ankthit.

Nëse jeni duke u përballur me një situatë si kjo, e mira është të krijoni një rutinë për veten. 

Sipas ekspertëve duhet të bëni një plan, pra një axhendë ditore për t'u ndjerë të zënë gjatë gjithë kohës dhe për të reduktuar mendimet e panevojshme.

Një ditë mund të vendosni të merreni gjatë gjithë kohës me pastrimin e shtëpisë, e ndërsa një ditë tjetër organizoni një piknik.

Edhe nëse zgjidhni të rrini "kot" nëpër shtëpi, lexoni një libër apo shihni një film. Kjo do t'ju bëjë të ndiheni shumë më produktivë. 

Sigurohuni gjithashtu të flini gjumë mjaftueshëm! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco