Çfarë tregojnë ëndërrat për njerëzit që vuajnë nga ankthi?

Çfarë tregojnë ëndërrat për njerëzit që vuajnë nga ankthi?

10:14, 01/08/2022
A+ Aa A-

Hulumtimet e reja kanë sugjeruar se përmbatja e ëndërrave të njerëzve që vuajnë nga ankthi është i ndryshëm nga ajo e individëve të shëndetshëm.

Studiuesit e Universitetit të Dyseldorfit kanë hetuar karakteristikat specifike të manifestuara në ëndërrat e njerëzve të diagnostikuar me çrregullime të ankthit klinik dhe i kanë krahasuar ato me ëndërrat e personave të shëndetshëm.

Në studim morën pjesë dy grupe, 38 njerëz që vuanin nga çrregullimet e ankthit dhe 38 njerëz të shëndetshëm.

Ata u gjurmuan duke përdorur ditarët e ëndërrave, pyetësorët dhe më pas  ëndërrat e tyre u analizuan një nga një.

Më pas studiuesit arritën në përfundimin se kishte një ndryshim të rëndësishëm për sa i përket përmbajtjes së ëndrrave dhe disa tema u zbuluan se ishin më të përhapura në mesin e atyre që vuanin nga ankthi. 

Këto përfshinin sulmin fizik, ngrirjen nga frika, vdekja e të afërmve dhe aksidente ajrore ndër të tjera.

Ëndërrat e njerëzve me çregullimeve ankthi shfaqnin gjithashtu më pak pozitivitet.

 Ata përfshinin gjithashtu më shumë personazhe, vendndodhje, udhëtime , komunikimi verbale sesa ëndërrat e njerëzve të shëndetshëm.

Sipas studimit një karakteristikë tjetër ishte se ëndrrat e njerëzve me çrregullime ankthi prireshin të shfaqnin fuqi dhe shpejtësi të lartë, për shembull, automjete që lëviznin me shpejtësi. 

Një karakteristikë e tretë ishte intensiteti i përgjithshëm subjektiv i ëndrrës, të cilin studiuesit zbuluan se ishte më i lartë te pacientët me ankth.

Kur bëhej fjalë për emocionet e ëndrrave, pacientët me ankth përjetuan më shumë ndjenja negative, duke përfshirë zemërimin, frikën, trishtimin dhe më pak ato pozitive, si lumturia.

Kjo bëri që autori kryesor dhe psikologu Anton Rimsh i Universität Düsseldorf në Gjermani të sugjeronte  se ëndrrat e pacientëve që vuanin nga ankthi 'mund të përfaqësojnë përvojën e një mjedisi të frikshëm, armiqësor dhe të rrezikshëm në jetën e tyre reale'. 

Ai shtoi: “Kështu, mund të supozojmë se prania e një çrregullimi ankthi nxit një intensitet më të lartë  subjektiv të përvojave të ëndrrave dhe imazheve të ëndrrave. 

"Në përputhje me këtë nocion, ne arritëm në përfundimin se përmbajtja e ëndrrave në pacientët që vuanin nga ankthi jo vetëm që ekziston në një numër të madh, por edhe përjetohet prej tyre me një intensitet dhe theksim veçanërisht të lartë subjektiv." 

Studiuesit vunë në dukje se pacientët me fobi specifike, çrregullim ankthi ndaj ndarjes dhe agorafobi ishin të nënpërfaqësuar, kështu që mund të kryheshin kërkime të mëtejshme, me më shumë pjesëmarrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco