A mund të ndihmojë uthulla e mollës në uljen e niveleve të sheqerit në gjak?

A mund të ndihmojë uthulla e mollës në uljen e niveleve të sheqerit në gjak?

20:27, 19/10/2021
A+ Aa A-

Rreth 442 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga diabeti. 

Shumë prej tyre përdorin mënyra alternative për të ulur nivelin e sheqerit në gjak, dhe njëra prej tyre është përdorimi i uthullës së mollës.

Pyetja është se sa e dobishme është uthulla e mollës kur është fjala për këtë problem shëndetësor. 

Një studim i botuar në Journal of the American Diabetes Association ka treguar se kjo deklaratë është e vërtetë.

 Ajo u drejtua nga Carol S. Johnston, Cindy M. Kim dhe Amanda J. Buller.

Të anketuarit konsumuan ushqime të përbëra nga pasta, gjalpë dhe lëng portokalli.

 Pas vaktit, ata morën uthull molle ose placebo. 

Studiuesit kontrolluan nivelin e glukozës (sheqerit) në gjak 30 dhe 60 minuta pas vaktit. Ata zbuluan se uthulla ul ndjeshëm nivelin e glukozës në gjak pas një vakt. 

Disa studime të tjera kanë ardhur gjithashtu në të njëjtin përfundim.

Sigurisht, uthulla nuk mund të shërojë me magji diabetin, por mund të ulë në mënyrë të moderuar nivelet e glukozës. 

Nuk është një zëvendësim për ilaçet kundër diabetit, por është një shtesë mjaft e sigurt në planin e trajtimit për këtë sëmundje. 

Mbani në mend se nuk duhet ta përdorni nëse keni probleme me veshkat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco