Deodoranti juaj kundër djersitjes mund të shkaktojë kancer të gjirit, e tregojnë dy studime të reja

Deodoranti juaj kundër djersitjes mund të shkaktojë kancer të gjirit, e tregojnë dy studime të reja

13:26, 14/10/2021
A+ Aa A-

Debati i vjetër prej dekadash nëse deodorantët kundër djersitjes mund të çojnë në kancer të gjirit është ringjallur në komunitetin shkencor pas publikimit të dy studimeve të reja, sipas Euronews.

Fokusi ka qenë në rolin e aluminit, i përdorur shpesh në deodorantin kundër djersitjes për të zvogëluar djersën, i cili mund të veprojë si estrogjen në receptorë të caktuar të gjirit.

Ndërsa disa studime në të kaluarën kanë thënë se nuk ka lidhje midis aluminit të përdorur në deodorantët dhe kancerin e gjirit, dy publikime të reja kanë konfirmuar efektet toksike të kripërave të aluminit të pranishme në deodorantët dhe potencialin e tyre kancerogjen në qelizat e gjirit.

Studimet u kryen nga një grup studiuesish nga Fondation des Grangettes dhe Centre d'Onco-Hématologie në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe të udhëhequr nga shkencëtarët zviceranë André-Pascal Sappino dhe Stefano Mandriota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco