Si opera mund t’ju ??ndihmojë me simptomat që ju ka lënë Covid-19

Si opera mund t’ju ??ndihmojë me simptomat që ju ka lënë Covid-19

09:13, 28/07/2021
A+ Aa A-

Për shumë njerëz të infektuar me COVID-19, sëmundja është shoqëruar me vuajtje që zgjasin me muaj, por opera mund të ketë një zgjidhje.

Efektet afatgjata të COVID-19 janë fusha kryesore e kërkimit në mjekësi pas vaksinave dhe ilaçeve.

Askush nuk mund të thotë me siguri se sa afatgjatë do të jetë ndikimi i tyre tek pacientët dhe kufizimi i tyre ka lindur një valë mënyrash alternative për të përshpejtuar shërimin e plotë.

Simptoma më e zakonshme e bezdisshme është vështërsia në frymarrje.

 Ekziston një kategori artistësh, frymëmarrja e të cilëve është e gjithë jeta e tyre.

Këngëtarët lirik jo vetëm që kanë një zë të mirë por gjithashtu duhet të kenë një kohëzgjatje të gjatë.

Për të arritur këtë ata kanë punuar për shumë vite me frymëmarrjen e tyre.

Një program i përbashkët i Operës në Los Anxhelos dhe Shkollës së Mjekësisë UCLA punëson sopranot dhe tenorët si mësues të frymëmarrjes.

 Ndihma e tyre nuk është vetëm fizike, por edhe psikologjike. 

Me një metodë tejet argëtuese të trajtimit, rezultatet vijnë më shpejt dhe i bëjnë pacientët të lumtur.

Shumë nga pjesëmarrësit kanë përjetuar për herë të parë bukurinë e operës, një lloj spektakli që mbeti në errësirë ??për një kohë të gjatë për arsye elitizmi dhe snobizmi. 

Opera është një spektakël drejtuar masave dhe është për të ardhur keq që kjo u realizua me rastin e pasojave tragjike të një pandemie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco