Shkencëtarët lëshojnë alarmin për mutacionin indian: 50% më ngjitës se ai britanik...

Shkencëtarët lëshojnë alarmin për mutacionin indian: 50% më ngjitës se ai britanik...

07:52, 05/06/2021
A+ Aa A-

Mutacioni indian i cili ka marrë dhe emrin për shkak se u shfaq për herë të parë në Indi ndërsa tani njihet me emrin Delta sipas shkencëtarve indian është shumë ngjitës.

Po sipas këtyre të fundit ky mutacion mund të infektojë jo vetëm ata të cilët janë të vaksinuar me vetëm një dozë por edhe ata të cilët e kanë kaluar COVID-19.

Gjithashtu Delta konsiderohet 50% më ngjitës se varianti britanik dhe institucionet shëndetësore në këtë vend paralajmërojnë se vaksinimi nuk është i mjaftueshëm për ta ndaluar këtë mutacion, siç ndodhi në New Delhi dhe shtojnë se duhet një përgjigje e fortë globale shëndetësore për ta parandaluar . 

Varianti delta është identifikuar tashmë në më shumë se 50 vende, megjithëse numri i rasteve të reja Covid-19 ka rënë vazhdimisht në javët e fundit.

 Shpërthime të reja

Në Indi, veçanërisht në zonat rurale, ekziston ende një valë e dytë katastrofike dhe ekspertët kanë paralajmëruar që vendi duhet të rrisë fushatën e tij të vaksinimit për të shmangur shpërthimet e mëtejshme.

"Me shtetet që tregojnë maturi në hapjen e tyre, rimëkëmbja ekonomike nga kjo valë e epidemisë do të jetë më graduale se vitin e kaluar," tha Darren , një ekonomist në Capital Economics në Singapor .

 "Por fushata e ngadaltë e vaksinimit do të thotë që një hapje e shpejtë do të rrisë kërcënimin e valëve të reja epidemike, ndoshta me shtame më ngjitëse," shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, autoritetet në shtetin australian të Victoria-s njoftuan se lloji delta u identifikua për herë të parë midis rasteve të infeksionit në shpërthimin e fundit të Covid-19 në kryeqytetin e shtetit Melburn.

 "Tipi i variantit është Delta, i cili është i njohur në Indi dhe gjithnjë e më shumë gjendet në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një lloj i mutuar që është një shqetësim i madh," u tha gazetarëve në Melburn Brett Sutton, një kirurg australian.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco