Rreziku i vdekjes nga vaksinat e koronavirusit është 40 herë më pak se… Çfarë tregojnë të dhënat në SHBA

Rreziku i vdekjes nga vaksinat e koronavirusit është 40 herë më pak se… Çfarë tregojnë të dhënat në SHBA

15:21, 16/05/2021
A+ Aa A-

Rreziku i vdekjes nga Covid-19 është 40 herë më shumë se rreziku i zhvillimit të një gjendje të rrallë të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës Johnson & Johnson, tregon një analizë e CNN.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të mërkurën se kanë marrë raporte për 28 persona që kanë zhvilluar një sindromë të rrallë të mpiksjes së gjakut nga 8.7 milion që kanë marrë vaksinën e koronavirusit. Tre prej tyre kanë vdekur nga gjendja, e njohur si trombozë me sindromën e trombocitopenisë (TTS).

Sidoqoftë, në të njëjtën periudhë kohore – 2 mars – 7 maj – më shumë se 2.2 milion njerëz u diagnostikuan me Covid-19 dhe më shumë se 43,000 vdiqën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Shanset që një person i vaksinuar me vaksinën J&J të zhvillojë TTS janë më pak se një në 300,000 persona sipas të dhënave të CDC. Por në dy muajt e fundit, rreth një në çdo 7,600 amerikanë ka vdekur nga Covid-19.

CDC ka thënë se TTS është e lidhur në mënyrë të besueshme me vaksinën J & J, por ka thënë që përfitimet e vaksinës tejkalojnë rrezikun. Të gjitha rastet janë parë te njerëzit e moshës 18 deri 59 vjeç.

“Shumica e këtyre rasteve TTS po ndodhin në grup moshën 30-49 vjeç,” tha Dr. Tom Shimabukuro i CDC në një takim të Komitetit Këshillimor të CDC për Praktikat e Imunizimit.

Ndërsa shumica e rasteve ishin midis grave, gjashtë raste u raportuan tek burrat, tha Shimabukuro. Ai tha se 19 kishin një lloj mpiksje gjaku në tru të quajtur trombozë e sinusit venoz cerebral, ose CVST, ndërsa të tjerët kishin lloje të ndryshme të mpiksjes së gjakut.

CDC ka njoftuar mjekët dhe pacientët në lidhje me mundësinë e ndërlikimit, në mënyrë që të njihet dhe trajtohet menjëherë dhe si duhet.

“Nuk kishte raste me një çrregullim të njohur ose të dokumentuar të koagulimit,” tha Shimabukuro. Kjo tregon se është e vështirë të parashikosh se kush mund të zhvillojë gjendjen.

“Është shumë e rëndësishme të njohim TTS herët dhe të fillojmë trajtimin e duhur,” shtoi ai. “TTS është një gjendje e rrallë, klinikisht serioze dhe e rrezikshme për jetën.”

TTS është lidhur gjithashtu me vaksinën e koronavirusit të AstraZeneca, e cila nuk është e autorizuar për përdorim në SHBA. por që është në përdorim të gjerë në Britani dhe Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco