Tronditëse/ Vaksina kineze, vetëm 3 përqind efektive me dozën e parë

Tronditëse/ Vaksina kineze, vetëm 3 përqind efektive me dozën e parë

11:37, 07/04/2021
A+ Aa A-

Një studim i kryer në Kili, një nga vendet që ka përparuar më shumë me vaksinimin masiv, ka zbuluar se vaksina kineze Sinovac nuk të mbron thuajse fare me dozën e parë.

Kili është kthyer në një izolim të rreptë për shkak të rritjes galoponte të rasteve, që kanë shënuar një rekord.

Sipas agjencisë franceze AFP, studimi i kryer në jetën reale ka zbuluar se një dozë e vetme e vaksinës ka një efikasitet prej vetëm 3 përqind, aq sa është marzhi i gabimit.

Kjo do të thotë se marrësi i kësaj doze është po kaq vulnerabël për infektim sa personat e tjerë të pavaksinuar.

Kurse vaksinat e Pfizer dhe Moderna janë deri në 80 përqind efektive edhe pas vetëm një doze.

Pas marrjes së dozës së dytë pas një muaji, efektshmëria e vaksinës kineze rritet fillimisht deri në 27.7 përqind. Më pas mund të shkojë deri 54 përqind, pak a shumë aq sa kishin treguar rezultatet e testimit në Brazil.

Sa për krahasim, vaksina e Pfizer është 94 përqind efikase pas dy dozash nga testimet në jetën reale të kryera në Izrael.

Ndryshe nga Kili që është futur në izolim, Izraeli është pranë normalitetit të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco