Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dy kontraste të forta: Dallimi mes Pfizer dhe vaksinës kineze

Dy kontraste të forta: Dallimi mes Pfizer dhe vaksinës kineze

09:53, 07/04/2021
A+ Aa A-

Dy nga vendet që po udhëheqin procesin e vaksinimit masiv në botë janë Izraeli dhe Kili.

Por sipas Guardian, pavarësisht se kanë bërë vaksinim masiv, Izraeli është kthyer në normalitet, kurse Kili është zhytur sërish në izolim.

Si është e mundur?

Arsyet mund të jenë disa, duke nisur që nga lehtësimi i parakohshëm i masave të izolimit në Kili, duke vazhduar me variantet që janë në qarkullim dhe te dallimi mes shoqërive.

Por gazeta nënvizon sidomos faktin se Izraeli po përdor ekskluzivisht vaksinën Pfizer, kurse në Kili është përdorur më së shumti vaksina kineze Sinovac.

“Nuk është e qartë se cili është dallim, por vaksina e Pfizer ka qenë një nga performuesit më të fortë në provat klinike,” shkruan gazeta.

Ndërsa për vaksinën Sinovac nuk ka akoma të dhëna për testimet klinike të fazës më të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/04/2021 10:29

NDËRSA NË SHQIPËRI PO PËRDORET JASHTË ÇDO STANDARTI SIGURIE VAKSINA KINEZE SINOVAC E PAÇERTIFIKUAR NGA EMA DHE PA NDONJË DOKUMENT NJOHJEJE ZYRTARE NGA AUTORITETET SHËNDETËSORE SHQIPTARE !! VETË PRODHUESIT E VAKSINËS SKINEZE SINOVAC E KANË PATENTUAR VAKSINËN PËR PËRDORIM VETËM PËR MOSHAT NËN 60 VJEÇ. NDËRKOHË SATRAPI I SURRELIT DHE NDRIKULLA BAXHELLË MANASTIRQIU, PO URDHËROJNË QË KJO VAKSINË TË APLIKOHET DHE TË EKSPERIMENTOHET NË TË KUNDËRTËN E SAJ, TEK TË MOSHUARIT MBI 60 VJEÇ!!! MOS KEMI TË BËJMË KËTU ME NJË EKSPERIMENT DREJTPËRDREJTË TEK TRUPI I NJERIUT DHE SHQIPTARËT PO PËRDOREN SI KAVIE EKSPERIMENTALE PËR LLOGARI TË KOMPANISË KINEZE???!!!! KJO ËSHTË NJË VEPËR E PASTËR PENALE ME PASOJA TË RREZIKSHME DHE KRIMINALE. KY ESHTE NJE KRIM I RËNDË ME PARAMENDIM KUNDER POPULLATËS SHQIPTARE! ÇFARË BËN SPAK? PSE NUK VEPROJNË? SPAK NESËR DO TË VIHET NËN AKUZË PËR SHPËRDORIM TË RËNDË TË DETYRËS.

Shto koment

Denonco