Vaksina Johnson&Johnson me 1 dozë jep rezultate shumë të mira kundër mutacioneve të Covid

Vaksina Johnson&Johnson me 1 dozë jep rezultate shumë të mira kundër mutacioneve të Covid

15:20, 24/02/2021
A+ Aa A-

Do të mjaftonte një dozë e vaksinës kundër covid-19 nga prodhuesi farmaceutik Johnson&Johnson për të siguruar mbrojtje të plotë ndaj rëndimit të gjendjes dhe shpëtimi nga vdekja, shkaktuar nga Covid-19.

Të dhënat janë publikuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA FDA, këtë të mërkurë.

Në bazë të një analize që del në konkluzionin se vaksina e Johnson&Johnson jo vetëm që funksionon, por gjithashtu parandalon përhapjen e virusit tek ata persona të cilët injektohen me medikamentin kundër sëmundjes së SarsCov2.

Vaksina rezultoi në përgjithësi 72 për qind efektive në Shtetet e Bashkuara, dhe 64 për qind në Afrikën e Jugut, ku gjatë stinës së vjeshtës u shfaq edhe variant i ri, shumë herë më ngjitës se ai që u shfaq në Wuhan gjatë muajit Dhjetor të 2019-ës.

Efikasiteti i vaksinës në Afrikën e Jugut ishte 7 pikë më i lartë se të dhënat e hershme të publikuara nga kompania Johnson&Johnson.

Vaksina gjithashtu tregoi efikasitet 86 përqind kundër formave të rënda të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara dhe 82 përqind kundër sëmundjeve të rënda në Afrikën e Jugut. Kjo do të thotë që një person i vaksinuar ka një rrezik shumë herë më të ulët për tu shtruar në spital apo të humbas jetën nga Covid-19.

Analizat konfirmojnë se amerikanët ka të ngjarë të përfitojnë së shpejti një vaksinë e tretë efektive kundër koronavirusit të ri brenda një viti, pasi kërkesa po tejkalon shumën e vaksinave që janë në dispozicion nga kompanitë farmaceutike, si Pfizer/BioNTech, AstraZeneca, Moderna, apo ajo ruse Sputnik V dhe Sinopharm e prodhuesit farmaceutik kinez.

Kjo do të thotë që FDA mund të autorizojë vaksinën që nga e Shtuna, në varësi të votimit të panelit të tij këshillues të vaksinave të Premten pasi të diskutojë dokumentet e lëshuara rishtas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco