Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shkencëtarët: E folura e përhap koronavirusin po aq sa kolla

Shkencëtarët: E folura e përhap koronavirusin po aq sa kolla

11:30, 20/01/2021
A+ Aa A-

Nëse flisni me një mik kur jeni të infektuar me koronavirus, e rrezikoni atë po aq sa kur kolliteni pranë tij.

Kështu thuhet në një studim, raporton The Guardian.

Gazeta britanike shkruan se koronavirusi shpërndahet në disa mënyra, përfshi përmes piklave që dalin nga teshtima, kolla apo fryma e personit të infektuar. Kjo shpjegon se përse Covid përhapet më shumë në ambiente të mbyllura.

Piklat e mëdha bien në tokë në një distancë të shkurtër, por piklat e vogla, të njohura edhe si aerosole, mund ta mbajnë virusin për një distancë mbi dy metra.

Shkencëtarët thonë se duhen pak sekonda për këto aerosole që të udhëtojnë përtej dy metra.

Profesori Pedro Magalhaes de Oliviera i Universitetit të Kembrixhit tha se prandaj duhen ambiente të mirëventiluara.

Ekipi i tij thotë se është e pasigurt të qëndrosh në një distancë më pak se dy metra me një person të infektuar i cili flet ose kollitet. Rreziku është njësoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco