Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Nga rikthimi në spital, te vdekja 140 ditë pas sëmundjes’/ Studimi shokues për ata që kanë mundur Covid-in

‘Nga rikthimi në spital, te vdekja 140 ditë pas sëmundjes’/ Studimi shokues për ata që kanë mundur Covid-in

17:01, 18/01/2021
A+ Aa A-

Një studim i realizuar nga Universiteti i Leicester-it, ku ekspertët po studiojnë efektet afatgjata të sëmundjes Covid-19 në trup, kanë arritur në përfundime shokuese.

Një e treta e pacientëve që shërohen nga koronavirusi kthehen në spital brenda pesë muajsh.

Ndërsa, një në tetë pacientë që e kanë kaluar koronavirusin ndahen nga jeta 140 ditë pas sëmundjes.

Ndërohë qindra njerëz dolën në rrugët e Londrës gjatë fundjavës, ndërsa policia nuk ngrurroi që të priste gjobat. Midis tyre, sipas mediave, kishte shumë të dehur.

Rastet ditore në Britani janë rreth 50 mijë dhe numri i të vdekurve tani tejkalon një mijë çdo ditë.

Në njësinë e kujdesit intensiv, mjekët bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të parandaluar kolapsin e sistemit të furnizimit me oksigjen, ndërsa shtretërit zihen në mënyrë dramatike.

Studimi i Leicester arriti në përfundimin se nga 47,780 rastet me Covid-19 që dolën nga spitali gjatë valës së parë të pandemisë, 29.4% u kthyen brenda 140 ditësh dhe 12.3% nuk mundën të mbijetonin.

Sipas drejtuesit të kërkimit, Camles Candy, ky është “studimi më i madh me në fokus pacientët që kanë dalë nga spitali pas infektimit me Covid.”

“Njerëzit duket se shkojnë në shtëpi, kanë simptoma afatgjata, kthehen dhe vdesin. Ne shohim që 30% kthehen në spital…shifrat janë shumë të larta.”/ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco