Gjithnjë e më pak dhjamë tek barku me këtë frut para një vakti

Gjithnjë e më pak dhjamë tek barku me këtë frut para një vakti

08:52, 05/01/2021
A+ Aa A-

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e dhjamit të barkut , ndërsa gjithashtu kontribuon në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogram në vit.

Përmbatja e fibrave në këtë frut krijon ndjenjën e ngopjes dhe kështu ngrënia e saj para një vakti ndihmon në konsumimin e sasive të vogla të ushqimit.

Mollët përbajnë 1.2 gram fibra dietike për 100 gram fruta, gjë që na bën të ndjehemi më të ngopur dhe parandalon ndjenjën e urisë, veçanërisht kur konsumohet para një vakti’’ shprehet nutrocionisti i njohur Rob Hobson.

‘Pektina, fibra e gjetur në mollë gjithashtu ndihmon në rregullimin e baktereve në zorrë, shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave shoqërohet me parandalimin e shtimit në peshë dhe akumulimin e yndyrës në trup’ shtoi ai.

Të hash një mollë në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga dietologia Lucy Dawson e cila tha se ngënja e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të hequr qafe kilogramet’.

Më në fund një studim i kryer nga Shoqata Britanike e Prodhuesve të mollës dhe dardhës tregoi se konsumimi ditor i një fruti para darkës mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco