Po e mposhtim edhe gripin? Profesori: Ky dimër duket se...

Po e mposhtim edhe gripin? Profesori: Ky dimër duket se...

10:45, 04/12/2020
A+ Aa A-

Gjatë dimrit, hemisfera jugore raportoi raste shumë të pakëta të gripit stinor. Duket se teksa po lufohej koronavirusi, gripi u bë gjithmonë e më pak i pranishëm.

Një fenomen i tillë po haset tani edhe në hemisferën veriore, teksa kemi hyrë në sezonin e gripit. Sipas Daily Mail, të dhënat nga Britania e Madhe sugjerojnë se vendi thuajse nuk ka virus të gripit.

Në këtë vend kanë mbërritur dozat e para të vaksinës. Sipas Daily Mail, shpresat për zhdukjen e pandemisë tani janë shtuar ndjeshëm. Ekspertët thonë se vendi po kalon edhe valën e dytë.

Më herët një profesor i nderuar britanik tha se vaksina do të ndihmojë për të luftuar sëmundje të tjera, duke ulur ndjeshëm infeksionet.

Autoritetet druheshin se se bashkimi i koronavirusit me virusin stinor do e çonte sistemin shëndetësor në kolaps. Por duket se kjo gjë nuk po ndodh.

“Ky dimër duket se do jetë shumë më i lehtë nga sa e kishim menduar,” tha profesor Paul Hunter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco