‘Kartela elektronike për personat e vaksinuar’/ OBSH rrit përdorimin e teknologjisë, ekspertët kundër

‘Kartela elektronike për personat e vaksinuar’/ OBSH rrit përdorimin e teknologjisë, ekspertët kundër

18:30, 03/12/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë po sheh mundësinë e përdorimit të certifikatave elektronike për të certifikuar ata që janë vaksinuar.

Në një njoftim të fundit, OBSH ka paralajmëruar vendet që lëshojnë ‘pasaporta imuniteti’ për njerëzit që janë rikuperuar nga virusi, duke i kërkuar të zhvillojnë përdorimin e teknologjisë në përgjigjen ndaj Covid-19.

 “Ne po shohim nga afër përdorimin e teknologjisë në përgjigjen ndaj Covid-19 dhe një prej tyre është mënyra se si mund të punojmë me vendet anëtare, drejt një çertifikate të vaksinimit elektronik.” – tha një ekspert mjekësor i OBSH-së në një konferencë virtuale në Kopenhagen të enjten.

Dr. Siddharta Sankar Datta, një këshilltar rajonal për sëmundjet dhe imunizimin, tha se teknologjia mund të përdoret potencialisht për të mundësuar hapjen e udhëtimeve ndërkombëtare.

Muajin e kaluar OBSH-ja nënshkroi një marrëveshje me Estoninë për të punuar në ‘risitë dixhitale në përgjigjen Covid-19’, njëra prej të cilave përfshin mundësinë e përdorimit të certifikatave të vaksinimit për ata që kanë bërë një vaksinë Covid-19.

Një raport nga akademikët në Universitetin e Exeter në Angli, tha se pasaporta të tilla mund të ndërhyjnë te të drejtat themelore të individit, duke përfshirë të drejtën për privatësi, lirinë e lëvizjes dhe tubimin paqësor dhe të çojnë në pabarazi dhe diskriminim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco