Ja sa do shitet vaksina e Oksfordit/ Kompanisë i bien aksionet

Ja sa do shitet vaksina e Oksfordit/ Kompanisë i bien aksionet

20:31, 23/11/2020
A+ Aa A-

Aksionet e kompanisë AstraZeneca, e cila po prodhon një vaksinë kundër koronavirusit bashkë me Universitetin e Oksfordit, ranë të hënën pasi u mësuan rezultatet e efikasitetit të saj.

Kompania lajmëroi se efikasiteti i vaksinës është 70 përqind, ndryshe nga rivalët e Pfizer dhe Moderna që kanë lajmëruar një efikasitet prej 95 përqind të vaksinave.

Por në rast se ndahet në dy doza, vaksina mund të ofrojë mbrojtje deri në 90 përqind.

Lajmi i mirë është se kjo vaksinë do shpërndahet edhe për vendet e varfra. Mendohet se deri në fund të këtij viti, kompania do prodhojë dhe shpërndajë të paktën 200 milionë doza.

Kurse vitin tjetër ajo do prodhojë edhe të paktën 1.8 miliard doza.

Avantazhi i kësaj vaksine është se ajo mund të ruhet edhe në kushte frigoriferike, çka e bën shpërndarjen më të lehtë në çdo cep të botës.

Sipas The Guardian, vaksina e Oksfordit pritet të shitet me kostot e prodhimit në vendet në zhvillim. Maksimumi i kostos do të jetë 3 dollarë për një dozë.

Kurse vaksinat e Pfizer dhe Moderna do të shiten nga 20 dollarë për dozë. Por sasitë e para që do prodhohen janë porositur që tani prej vendeve të pasura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco