Një mollë në ditë e mban mjekun larg, por e paskemi ngrënë në mënyrë të gabuar deri më tani

Një mollë në ditë e mban mjekun larg, por e paskemi ngrënë në mënyrë të gabuar deri më tani

10:24, 19/11/2020
A+ Aa A-

Një mollë në ditë e mban mjekun larg.

Por a e dini mënyrën e duhur për ta ngrënë?

Nëse e lani, pastroni, prerë në katër dhe hiqni thelbin e saj, atëherë përgjigjja është jo.

Sipas një studimi nga Graz University of Technology në Austri, ne bëjmë një gabim të madh nëse hedhim bërthamën!

Arsyeja; Studiuesit zbuluan se një bakter miqësor i quajtur "Lactobacillus", i cili ndihmon në çrregullimet e tretjes, gjendet në bërthamën dhe farat e mollës.

Studiuesit ekzaminuan të gjitha pjesët e një molle (kërcelli, lëkura, mishi dhe farat) për përmbajtjen e tyre bakteriale.

Kështu që ata zbuluan se bakteret e dobishme gjenden në të gjithë mollën, por shumica është e përqendruar në fara,  që ne të gjithë e hedhim.

Pavarësisht nëse vendosni më në fund të filloni të hani bërthama apo jo, mollët janë një nga vaktet më të shëndetshëm.

Është e pasur me lëndë ushqyese të tilla si vitamina C, kalium, karbohidrate dhe fibra, ndërsa për sa i përket kalorive një mollë mesatare me lëvoren e saj jep pak më shumë se 80 kalori.

Përveç kësaj, ato kanë një efekt të fortë antioksidant dhe janë veçanërisht të dobishme për presionin e gjakut, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Fibra, e cila është e bollshme në lëvoren e mollës, ndihmon në luftimin e kapsllëkut, por gjithashtu ul kolesterolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco