Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Lufta me koronavirusin/ SHBA mund të ketë dy vaksina të aprovuara deri në fund të vitit

Lufta me koronavirusin/ SHBA mund të ketë dy vaksina të aprovuara deri në fund të vitit

08:50, 15/11/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë dy vaksina të koronavirusit të aprovuara deri në fund të vitit, dhe 20 milionë doza mund të nisin që nga muaji tjetër, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Moncef Slaoui, i cili kryeson atë që njihet si ”Operacioni Ëarp Speed”, theksoi se ”projekti ishte në rrugën e duhur për të imunizuar 20 milion njerëz në muajt e ardhshëm dhe më pas 25-30 milion njerëz çdo muaj pas kësaj”.

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se vaksinat do të jenë në dispozicion gjerësisht deri në prill.

Në mënyrë të ngjashme, dy ilaçe që mund të ndihmojnë pacientët me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi i ri, janë në proces miratimi dhe mund të marrin autorizimin e këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco