‘1 në 5 të infektuar me Covid-19, preket nga çrregullime psikike…’/ Ja çfarë zbuloi studimi

‘1 në 5 të infektuar me Covid-19, preket nga çrregullime psikike…’/ Ja çfarë zbuloi studimi

18:44, 10/11/2020
A+ Aa A-

Një studim i realizuar nga Universiteti i Oksfordit dhe Qendra e Kërkimit Shëndetësor dhe Biomjekësor, ka zbuluar se afërsisht 1 në 5 persona që kanë kaluar Covid-19, janë diagnostikuar me çrregullime psikiatrike si ankth, depresion apo pagjumësi, brenda tre muajsh nga testimi pozitiv.

Si rezultat, shkencëtarët kërkojnë që të ndërmerren hapa konkretë për të luftuar mbingarkesën mendore te personat e prekur nga koronavirusi.

Analiza, gjithashtu, doli në përfundimin se personat që kishin një diagnozë ekzistuese të problemeve të shëndetit mendor, kishin 65% më shumë mundësi që të prekeshin nga koronavirusi, pavarësisht faktorëve të tjerë, si mosha, gjinia, raca, apo gjendja fizike.

Llogaritjet u bënë duke u bazuar te rreth 70 milionë të dhëna shëndetësore në SHBA dhe më shumë se 62 mijë të prekur nga Covid-19 të cilët nuk ishin shtruar në spital dhe as nuk kishin bërë qoftë edhe një vizitë në urgjencë. Prej tyre, 18,1% pati një diagnozë të një sëmundje të shëndetit mendor 14 deri në 90 ditë nga diagnoza e Covid-19.

Megjithatë, Paul Harrison, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit tha se duheshin bërë edhe më shumë kërkime për të përcaktuar përfundimisht se ka një lidhje direkte mes çrregullimeve psikiatrike dhe koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco