Studim: Kanabisi mund ta mposhtë Covid-19

Studim: Kanabisi mund ta mposhtë Covid-19

20:28, 04/10/2020
A+ Aa A-

Sipas një studimi në Universitetin e Karolinës së Jugut, janë shprehur se kanabisi mund të përdoret për të ndihmuar në trajtimin e komplikimeve potencialisht vdekjeprurëse të COVID-19. 

Studiuesit thanë se, kimikati që i jep kanabisit efektin e tij që ndikon në trurin e njeriut, mund të ndihmojë në parandalimin e një përgjigje të dëmshme imune që shkakton Sindromën e Distresit të Frymëmarrjes Akute (ARDS).

ARDS është një nga ndërlikimet më të zakonshme për pacientët me raste të rënda të koronavirusit. Mund të jetë fatale ose të çojë në dëmtime të përhershme të mushkërive.

Studiuesit paralajmëruan se puna e tyre është ende larg përfundimit dhe theksuan se ata nuk po i inkurajojnë njerëzit të përdorin marihuanë për tu vetë-mjekuar për COVID-19.

Sidoqoftë, ata thanë se studimi paraprak tregoi premtime të mëdha si një trajtim për raste të rënda të virusit që ka vrarë tashmë më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco