Kujdesuni për zemrën, është dita

Kujdesuni për zemrën, është dita

11:07, 29/09/2020
A+ Aa A-

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve dhe i paaftësisë në mbarë botën.

Termi “Sëmundje Kardiovaskulare” (SKV) i referohet çdo sëmundjeje të zemrës, çdo sëmundjeje vaskulare të trurit ose sëmundjeje të enëve të gjakut. Në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pjesa më e madhe e njerëzve vdesin nga SKV-të. Nga këto vdekje, 80% ndodhin për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës (p.sh. atak në zemër) dhe sëmundjeve cerebrovaskulare (p.sh. goditje në tru), dhe prekin kryesisht vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

A e dini se zemra juaj është sa madhësia e grushtit tuaj, dhe se ka muskujt më të fortë të trupit?

Por edhe pse e fortë, zemra juaj mund të bëhet e prekshme nga faktorët e rrezikut, si pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme, stresi, etj.

Kontrolli i rregullt i këtyre faktorëve të rrezikut dhe monitorimi i tensionit tuaj arterial, mund të zvogëlojë rrezikun e një individi për të patur SKV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco