Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Nuk ka asnjë rast kur nxënësi e ka kaluar koronavirusin te mësuesi’

‘Nuk ka asnjë rast kur nxënësi e ka kaluar koronavirusin te mësuesi’

09:22, 09/08/2020
A+ Aa A-

Nuk ekziston asnjë rast në botë kur një nxënës ta ketë kaluar koronavirusin te mësuesit.

Kështu deklaroi një nga ekspertët më të njohur britanikë, profesori Mark Woolhouse.

Ai hodhi dyshime mbi tezat se rihapja e shkollave do të sjellë një valë të dytë koronavirusi, shkruan Daily Mail.

Javën e shkuar, një model parashikimi i publikuar nga një revistë e njohur shkencore paralajmëronte se nisja e shkollave në shtator do të provokojë një cunami me raste të reja.

Por profesori Woolhouse tha se nuk ka asnjë të dhënë që tregon se fëmijët infektojnë mësuesit.

Këto deklarata vijnë në kohën kur kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se rinisja e shkollave në shtator është një 'prioritet kombëtar' dhe një 'detyrë morale'.

Sindikatat paralajmërojnë se shkollat nuk duhet të rifillojnë. Kurse ekspertët akoma janë të ndarë nëse fëmijët infektojnë të tjerët njësoj si të rriturit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco