Studimi shpresëdhënës: Numri i personave me antitrupa, 6 herë më i lartë se i të infektuarve

Studimi shpresëdhënës: Numri i personave me antitrupa, 6 herë më i lartë se i të infektuarve

21:50, 03/08/2020

Që prej fillimit të pandemisë, rreth 1.5 milionë banorë të Italisë ose e shprehur ndryshe, 2.5% e popullsisë kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusi.

Për krahasim, këto shifra janë 6 herë më të larta se numri zyrtar i personave të raportuar si të infektuar me Covid-19 në vendin fqinjë, sipas studimit të Instituti Kombëtar të Statistikave dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ky studim bazohet në testimet serologjike që janë kryer në mbi 64 mijë persona.

Sipas raportimeve të deri tanishme, në Itali janë janë 248 mijë persona të infektuar, 35,166 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Vëzhgimi nxjerr në pah dhe ndryshime të mëdha në rajone të ndryshme të vendit, ku në Lombardi, aty ku konsiderohet dhe epiqendra e koronavirusit, 7.5% e popullsisë ka krijuar antitrupa, ndërsa në rajonin jugor të Siçilisë vetëm 0.3%.

Ndër konkluzionet e arritura nga studimi, rreth 30% e personave me antitrupa kanë qenë asimptomatikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco