Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vaksina amerikane kundër koronavirusit hyn në fazën finale

Vaksina amerikane kundër koronavirusit hyn në fazën finale

12:02, 15/07/2020
A+ Aa A-

BBC

Firma amerikane e bioteknologjisë, Moderna, tha se do të futet në fazën finale të testimeve njerëzore për vaksinën e saj kundër Covid-19. Kjo fazë nis më 27 korrik.

Kompania synon të regjistrojë 30 mijë njerëz për testimet e saj klinike- me pjesëmarrësit që do të marrin ose vaksinën ose një placebo.

Informacioni në lidhje me testimet thekson se studimi do të zgjasë deri në tetor të vitit 2022.

Njoftimi i fundit nga Moderna vjen pasi revista ‘Neë England Journal of Medicine’ publikoi rezultatet nga faza e parë e testimit- që tregojnë se 45 pjesëmarrësit e parë zhvilluan të gjithë antitrupa ndaj virusit.

Moderna është një nga disa kompani të përfshira në një garë globale për të prodhuar një vaksinë- përfshi gjigantët e farmaceutikës si AstraZeneca dhe Pfizer.

Zakonisht duhen vite për të prodhuar një vaksinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco