COVID-19 po ndryshon fuqinë e tij!/ Mjekët amerikanë japin lajmin e mirë

COVID-19 po ndryshon fuqinë e tij!/ Mjekët amerikanë japin lajmin e mirë

17:54, 05/06/2020

Ditën e sote, mjekët nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Pittsburgh kanë dhënë një lajm të mirë, teksa kanë deklaruar se koronavirusi sa vjen dhe po bëhet më pak i fuqishëm.

Në një konferencë për shtyp të enjten, Dr. Donald Yealy, kryetar i mjekësisë emergjente në UPMC, shpjegoi se njerëzit duket se po infektohen më vështirë.

Gjithashtu mjeku vuri në dukje që edhe ata që e marrin virusin e kalojnë më pak rëndë krahasuar me ata që sëmureshin në fillim të këtij viti.

“Virusi mund të jetë duke ndryshuar,” tha Yealy. ‘Disa modele sugjerojnë se fuqia e tij është zvogëluar’.

Ai vuri në dukje se UPMC ka trajtuar me sukses më shumë se 500 pacientë me koronavirus që nga muaji mars, dhe në javët e fundit numri i pacientëve që kanë nevojë për ventilatorë është duke rënë.

Më pak se katër për qind e të gjitha testeve dhe vetëm 0.2 për qind e testeve te pacientët asimptomatikë po rezultojnë pozitive, tha ai, duke treguar se virusi është më pak i përhapur në komunitetet që shërben UPMC.

Deklaratat e mjekëve vijnë në një kohë kur edhe kërkuesit në Itali deklaruan se pacientët po shfaqnin ngarkesë më të ulët virale në sistemin e tyre krahasuar me kapionet e marra në pacientët gjatë pikut të epidemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco