‘COVID-19 do shfaqet si grip i zakonshëm’, mjekja në Australi: Vaksina po ecen me ritme te shpejta...

‘COVID-19 do shfaqet si grip i zakonshëm’, mjekja në Australi: Vaksina po ecen me ritme te shpejta...

09:42, 03/06/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë në “ABC Neës” mjekja, biologe molekulare Miranda Shehu Xhilaga ka folur për COVID-19.

Ajo u shpreh se për shkak të krijimit të një gjendje gripale, apo imunitare të përkohshme, mendimi i shkencëtarëve është se mund të paraqitet si grip i zakonshëm. Sa i përket virulencës ajo theksoi se mund të paraqitet si një grip  i zakonshëm.

Mjekja u shpreh se vaksina e gripit të zakonshëm, duhet të ishte marrë dhe se vaksinimi është sugjeruar jo për faktin se do të mbronte nga koronavirusi, por për të bërë të mundur mos-infektimin nga dy viruse në të njëjtën kohë. “Nga ky dimër në Australi besoj do të nxirren mësime. Vaksinat që në 2003 ka treguar për këto grupe virusesh se janë të vështira për tu realizuar. Mendimi ne rrethe shkencore është se do të jetë si një grip i zakonshëm”, sqaroi ajo.

E ndalur te situata në Australi ajo u shpreh se popullata më e vjetër vendase është më pak e prekur nga koronavirusi. Mjekja theksoi se rastet në përgjithësi janë të ardhura nga jashtë.

“Australia është më përpara në lidhje me studimet me vaksinën. Në të gjithë botën janë afërsisht 100 kandidatura që po zhvillohen. 10 apo 12 prej tyre janë faza më të zhvilluara. Vaksina që këtu po ecën me ritme të shpejta është një vaksinë e zhvilluar nga një shoqëri bioteknologjike amerikane dhe quhet “nova-vaks”.

Ata po i bëjnë testimet në Australi. Pjesëmarrësit janë individë të shëndetshëm nga moshave nga 18-59 vjeç. Rezultatet e fazës së parë pritet të vihen të ditura në fund të korrikut dhe rezultatet e fazës së dytë në fund të dhjetorit. Pra në këtë drejtim po ecet me ritme shumë të shpejta”, shpjegoi mjekja.

Më tej ajo theksoi se rregullat të cilat janë ende më strikte janë të fokusuara në shtëpitë e të moshuarve.

 “Kemi rregulla strikte sa i përket vizitave në shtëpinë pleqve. Nuk besoj se virusi do të ketë një valë agresive. Po ende nuk dimë se çfarë mund të ndodhë. Tashmë kemi mësuar se si të ruajmë veten dhe të tjerët dhe jemi me shumë shpresë se nuk do të kthehet”, theksoi mjekja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco