A ka dështuar vaksina e Oksfordit? Ja çfarë thotë profesori

A ka dështuar vaksina e Oksfordit? Ja çfarë thotë profesori

19:20, 22/05/2020
A+ Aa A-

Që prej nisjes së koronavirusit është folur shumë për vaksinat, sidomos për një vaksinë që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit.

Një ditë më parë u tha se një kompani ka blerë të paktën 400 milionë doza nga kjo vaksinë.

Edhe qeveria britanike thotë se ka në plan të blejë 30 milion doza, nëse vaksina provohet se është efektive.

Megjithatë, së fundmi ka pasur raportime se majmunët, ku është testuar vaksina, janë prekur nga koronavirusi. Të gjithë majmunët kishin të njëjtën sasi koronavirusi në hundë si majmunët që nuk janë vaksinuar, duke sugjeruar se personat e vaksinuar mund ta shpërndajnë virusin.

Por a do thotë kjo se vaksina ka dështuar? Profesori Andrew Pollard ka mbrojtur sërish vaksinën, duke thënë se ajo ka arritur qëllimin primar: domethënë që të mbrojë të vaksinuar kundër efekteve më të rënda të virusit.

Sipas tij, vaksina ka treguar se i mbron njerëzit nga pneumonia.

“Ky studim u bë te një numër i vogël majmunësh dhe tregoi se vaksina mund të parandalojë pneumoninë te këto kafshë. Kjo ishte ajo që donim të dinim, nëse vaksina pengon pneumoninë dhe infeksionet e rënda të njerëzit”.

Studimi te majmunët tregoi se primatët e vaksinuar nuk kishin dëme në mushkëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco