Si është e vërteta e testimeve për antitrupat?

Si është e vërteta e testimeve për antitrupat?

10:42, 18/04/2020
A+ Aa A-

Nga James Gallagher, BBC

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar kundër shpresave të mëdha te testimet e antitrupave- të cilat tregojnë nëse dikush e ka kaluar virusin.

Problemi i parë me testet e antitrupave nuk është se nuk ka ndonjë që funksionon, por edhe nëse ato funksionojnë, ka disa probleme.

Nuk ka garanci se nëse keni antitrupa kundër koronavirusit, ju jeni plotësisht imun. Dhe nëse antitrupat ju mbrojnë ju që të mos sëmureni, ju mund ta strehoni sërish virusin në trupin tuaj dhe mund ta kaloni te të tjerët.

Do të ketë shumë sfida përpara pasaportave të imunitetit, që do ju lejojnë të rifilloni jetën normalisht.

Ky është problemi i madh me një virus që është në qarkullim prej pak muajsh- ka ende shumë gjëra që nuk i kuptojmë.

Sidoqoftë, joshja kryesore ndaj këtyre testimeve është për të zbuluar se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco