Tiranë/ Shërohet nga koronovirusi, i sëmuri me kancer në mushkëri

Tiranë/ Shërohet nga koronovirusi, i sëmuri me kancer në mushkëri

12:33, 17/04/2020
A+ Aa A-

Një burrë i diagnostikuar me kancer në mushkëri i cili prej ditësh ishte i shtruar në Spitalin Infektiv ka arritur të mposhtë COVID 19.

Bëjnë me dije se burri ka rezultuar negativ në testet e kryera për koronavirusin dhe pritet të lërë spitalin duke rritur optimizmin ndër bluzat e bardha se ky infeksion mund të mposhtet dhe tek personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese të rënda.

Ndërsa mijëra vetë humbin jetën në ditë në të gjithë botën për shkak të virusit COVID 19, pothuaj nga të gjitha moshat, me apo pa sëmundje shoqëruese, ky rast mund të lërë këdo të habitur pasi dihet që ky virus më së shumti sulmon mushkëritë. /Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco