Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Koronavirusi/ Edhe një sëmundje e vetme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes

Koronavirusi/ Edhe një sëmundje e vetme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes

10:23, 10/04/2020
A+ Aa A-

Edhe një problem i vetëm shëndetësor shton rrezikun për të përfunduar në terapi intensive ose për të vdekur nga koronavirusi. Një studim ka zbuluar se qoftë edhe një sëmundje tjetër e shton këtë rrezik me 80 përqind.

Sipas Daily Mail, ky rrezik shtohet akoma më shumë për ata me dy sëmundje. Studimi është bazuar te 1600 pacientë të shtruar në spital në Kinë.

Më të rrezikshme sipas shkencëtarëve janë kanceri dhe sëmundjet e mëparshme pulmonare. Gjysma e atyre që kishin këto sëmundje përfunduan në terapi intensive ose vdiqën.

Kurse një e pesta e atyre që ishin me presion të lartë gjaku, diabet ose sëmundje kardiovaskulare mund të përfundojnë në terapi intensive ose të ndërrojnë jetë.

Studimi ka rëndësi për të kuptuar se kush janë më të riskuar nga koronavirusi i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco