Koronavirusi te tigri/ Përse ky lajm duket kaq i frikshëm

Koronavirusi te tigri/ Përse ky lajm duket kaq i frikshëm

10:38, 06/04/2020
A+ Aa A-

Sikur të mos mjaftonte tmerri nga numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit, orët e fundit është raportuar se një tigër në një kopsht zoologjik në Nju Jork ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Mendohet se një kujdestar i kopshtit zoologjik ia ka ngjitur virusin. Ka dyshime se të tjera kafshë të egra në kopsht mund të jenë infektuar.

Lajmi i frikshëm bëri xhiron e rrjetit. Kjo për shkak se miliona njerëz jetojnë me kafshë shtëpiake. Më herët ka pasur raportime se koronavirusi është transmetuar te qentë dhe macet shtëpiake. Madje edhe që macet mund ta kalojnë te macet e tjera.

Eksperti Steve Wylie thotë se kjo shton një tjetër hendek në aftësinë tonë për të kuptuar koronavirusin.

“Me raste, viruset shfaqen ose ‘derdhen’ nga mbajtësi i tyre origjinal te një bartës i ri. Kur ndodh kjo, rreziku për sëmundjen shtohet. Shumica e sëmundjeve infektuese që prekin njerëzit dhe furnizimet tona me ushqim janë rezultat i ‘derdhjeve’ nga organizmat e egër”.

Aktiviteti i njerëzve, të cilët po shtyjnë kufijtë drejt vendeve më të fundit të jetës së egër në botë, ka sjellë që më shumë viruse të dalin në dritë.

“’Derdhjet’ e viruseve janë një proces shumë kompleks, të cilin nuk e kuptojmë mirë. Në natyrë, shumica e viruseve janë të izoluara te disa bartës të caktuar për shkak të ndërveprimit specifik të proteinave. Që një virus të infektojë një bartës të ri, duhet të ndodhin disa modifikime, të cilat quhen mutacione”, thotë ai.

Ka raportime të paprovuara akoma shkencërisht se koronavirusi i ri e bën diçka të tillë me lehtësi.

Ky është një mësim, thotë profesori i njohur. “Duhet ta lëmë jetën e egër të jetë e egër”.

Kjo thirrje po bëhet gjithmonë e më aktuale. Në SHBA po shtohet zërat që i bëjnë thirrje Kinës të tregohet e ashpër dhe të ndalojë çdo tregti me kafshë të jetës së egër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco