Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTOGALERI/ Infektivi si zonë lufte! Mjekë, infermierë, ambulanca dhe...

FOTOGALERI/ Infektivi si zonë lufte! Mjekë, infermierë, ambulanca dhe...

20:16, 04/04/2020
A+ Aa A-

333 të infektuar, 18 viktima dhe 99 të shëruar.

Ky është bilanci zyrtar i deritanishëm sa i përket situatës me Koronavirusin në vend.

Në shërbimin infektiv po trajtohet pas prekjes nga koronavirusi edhe mjeku reanimator Roland Xhaxho, i cili u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid-19. Doktori është në gjendje të stabilizuar shëndetesore por ka nevojë për  trajtim të specializuar mjekësor.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në 24 orë ka shkuar në 10, mes tyre është edhe ish-shefi i shërbimit infektiv doktor Dhimitër Kraja, i cili ka lënë mjediset e spitalit dhe është në vetëizolim në shtëpi.

Shtimi i rasteve ka bërë që puna në Spitalin Infektiv të mos ketë pushim. Mjekët, infermierët, sanitarët si dhe shoferët e ambulancave po kalojnë një periudhë shumë të vështirë mes pacientëve që kërkojnë ndihmë dhe frikës nga infektimi. Ndaj dhe mbështetja dhe respekti ndaj tyre duhet të jetë maksimal në këto momente delikate. /Syri.net


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco