Vijnë nga Milano fotot e para të Koronavirusit 'lombard'

Vijnë nga Milano fotot e para të Koronavirusit 'lombard'

18:03, 02/04/2020
A+ Aa A-

Mbërrijnë nga Milano fotot e para të Koronavirusit "Lombard". 

Ato janë realizuar nga mikroskopi elektronik pasi ishte izoluar nga Laboratori i Sëmundjeve Infektive nga grupi i drejtuar nga profesorët Massimo Galli dhe Gianguglielmo Zehender, në bashkëpunim me Anatominë Patologjike dhe Departamentin e Shkencave Biomjekësore dhe Klinikën Luigi Sacco, përcjell Syri.net.

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë të popullsisë ajo sjell komplikime të rënda deri në vdekje.

Shkencëtarët tani shpjegojnë mekanizmin e patogjenit në organizëm dhe si sëmundja arrin ta mposhtë rezistencën e sistemit imunitar:

Koronavirusi përhapet përmes pikëzave të sekrecioneve që lëshon individi i infektuar përmes teshtimës apo kollës, ose thjesht duke folur.

I sëmuri shfaq temperaturë, vështirësi në frymarrje dhe dhimbje muskujsh. Sipas shkencëtarëve, virusi mund të lëvizë përmes gjakut dhe të sulmojë edhe zemrën, veshkat dhe mëlçinë. Po ashtu, infeksioni në mushkëri ul nivelin e oksigjenit në gjak.

Image

Image

Kujtojmë se, Lombardia është rajoni më i goditur nga COVID-19 në Itali me 7593 viktima dhe me shifrat që rriten vazhdimisht. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco