Adoleshentja vret veten për shkak të panikut nga koronavirusi

Adoleshentja vret veten për shkak të panikut nga koronavirusi

10:11, 25/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi dje se vendi duhej të hapej sa më shpejt, pasi ai tha se mund të ketë shumë vetëvrasje për shkak të situatës.

Një e tillë është regjistruar në Angli dhe ka tronditur vendin. Një vajzë vetëm 19-vjeçare vrau veten nga frika e izolimit për shkak të koronavirusit.

Emily Owen i dha fund jetës pasi nuk ishte në gjendje të përballonte situatën kur e gjithë bota do mbyllej. Kështu thanë prindërit e 19-vjeçares, që punonte si kamariere.

Ajo ishte autike dhe jeta e saj ishte një betejë e përditshme për t’u konformuar me normat sociale.

Familja e saj ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim dhe mbështetje për njerëzit me probleme mendore gjatë kësaj situate të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco