Nobelisti qetëson njerëzit: Koronavirusi do ikë shpejt...

Nobelisti qetëson njerëzit: Koronavirusi do ikë shpejt...

09:28, 25/03/2020
A+ Aa A-

Nobelisti amerikan Michael Levitt, që është bërë shumë i famshëm në Kinë për shkak se parashikoi me një saktësi të pabesueshme se sa do zgjaste kriza e koronavirusit atje, po bëhet i famshëm në mediat perëndimore.

Levitt, një biofizikant i universitetit Stanford, tani po këshillon qeverinë e Izraelit, duke bërë edhe atje parashikime të sakta.

Në një intervistë për Los Angeles Times, ai përsëriti sërish se epidemia do të largohet më shpejt nga sa është menduar, njësoj siç ndodhi në Kinë. Por ai thotë se njerëzit duhet të vazhdojnë me distancimin social.

“Ajo që na duhet tani është që të kontrollojmë panikun. Do jemi mirë,” thotë ai. “Numrat janë akoma të paqartë, por ka shenja të qartë të ngadalësimit të rritjes,” tha ai.

Levitt parashikoi në shkurt se Kina do regjistronte 80 mijë raste me Covid-19 dhe 3250 vdekje. Më 16 mars, Kina raportoi 80.298 raste dhe 3245 viktima.

Lexoni më poshtë historinë e Levitt, përgatitur nga Syri.net:

https://www.syri.net/shendet/323658/nobelisti-qeteson-qytetaret-perhapja-e-virusit-do-te-ndalet-hellip/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco