Po përdoret në Japoni kundër koronavirusit/ Italia nis eksperimentimin e medikamentit ‘Avigan’

Po përdoret në Japoni kundër koronavirusit/ Italia nis eksperimentimin e medikamentit ‘Avigan’

09:56, 24/03/2020
A+ Aa A-

Në Japoni qytetarët shëtisin qetë në rrugë në kohën e virusit Corona dhe ka një numër të vogël evident të të prekurve, atje është përdor medikamenti “Avigan” që ka dhënë rezultate në 91% të rasteve të përdorimit, kështu që italianët kanë vendosur përdorimin e tij, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Përdorimi i këtij medikamenti, numri i vogël sikurse edhe dalja shëtitja nëpër rrugë në Japoni ka ndikuar që regjioni Vento në Itali të marr vendim për eksperimentimin e këtij medikamenti që ekziston e përdoret që nga 2014 dhe janë në pritje te Agjencisë Italiane për barna (Aifa).

Kreu i regjionit Veneto Luka Zaia, që është regjioni i tretë për nga numri i rasteve pozitive në virusin Corona ka miratuar përdorimin eksperimental të medikamentit  japonez „avigan“.

„Avigan“ është medikament i krijuar kundër gripit në Japoni në vitin 2014 dhe ky version i këtij bari është aplikuar tek të prekurit me Corona me qëllim ndalimin e ndezjes në mushkëri  dhe ka dhënë rezultat tek 91 për qind të rasteve, në Itali nuk presin çudi me këtë eksperiment.

Edhe Qendra Kombëtare kineze për Bio-teknologji (i takon Ministrisë së Shkencës) ka shpreh mendimin se “medikamenti ka siguri të madhe dhe është efikas në trajtim”, ata kanë konstatuar se ka pasur efekt të mirë në shërimin e etheve të Nilit perëndimor dhe viruseve tjera.

Në ndërkohë në Veneto vazhdon izolimi i filluar ditë më parë, po dyshon se ka simptoma asimetrike dhe tl ndryshme , prej sot do të formohen ekipe të reja për kontroll për diagnostifikim të shpejtë të prekurve sepse secili i prekur mund të infektoj 10 tjerë.

Veneto me kujdes po përcjell eksperimentin e përdorimit të barnave të ndryshme nëpër botë me qëllim të ecjes me kohën në shërimin e rasteve , pasi tash ka të prekur  edhe në mosha më të ulëta 45, 50 dhe 55 vjeç.

Shumë regjione me vetiniciativë kanë vendos të mbyllen hyrje-daljet nga komuna në komunë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco