A duhet ndaluar dalja e njerëzve jashtë? Ja ç’thonë ekspertët

A duhet ndaluar dalja e njerëzve jashtë? Ja ç’thonë ekspertët

12:16, 21/03/2020
A+ Aa A-

A duhen ndaluar njerëzit që të dalin jashtë në mënyrë që të luftohet koronavirusi? Gazeta gjermane BILD ka pyetur ekspertët më të mirë në vend.

Virologu Jonas Schmidt-Chanasit: “Unë përfundimisht them jo. Ndikimi në përhapjen e mëtejshme të virusit është minimal. Por ndikimi shëndetësor në popullatë është shumë i madh. Kjo do shtojë sulmet në zemër dhe goditjet në tru sepse njerëzit nuk do ishin në gjendje të përballen me të”.

Profesor Stefan Kluge, drejtues i kujdesit intensiv në UKE Hamburg: “Ne kemi nevojë për një shtetrrethim të rreptë, duhet të kufizojmë numrin e infeksioneve të reja”.

Virologu Hendrik Streeck: “Jam kundër shtetrrethimit. Kjo do të dëmtonte sistemin tonë imunitar. Ne duhet t’u japim mundësi njerëzve që të ndjehen në formë”.

Virologu Alexander Kekule: “Një shtetrrethim mbarëkombëtar do të ishte epidemiologjikisht i pabazuar, katastrofik ekonomikisht dhe një katastrofë sociale”.

Presidenti i Shoqatës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt: “Shtetrrethimi do krijonte një atmosferë të kobshme, që do i frikësonte njerëzit jashtëzakonisht. Kjo mund të çojë në prishjen e solidaritetit në shoqëri”.

Kreu i institutit ‘Robert Koch’, Lothar Wieler: “Ne rekomandojmë distancimin social dhe ruajtjen e një hapësire sa më shumë të jetë e mundur. Politikanët duhet të marrin vendimet”.

Virologu Christian Drosten: “Askush nuk e do një shtetrrethim. Por nëse nuk bëhemi bashkë për situatën, shtetrrethimi mund të vijë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dul21/03/2020 13:08

Shikoni Italine.Me tu vendosur shtetrrethimi filluan te vdesin me qindra ne dite. Orari i kufizuar rrit perqendrimin e njerezve ne rruge , dhe keshtu rritet me shume rreziku .

Shto koment

Denonco