99% e pacientëve të vdekur nga koronavirusi, kishin sëmundje ekzistuese

99% e pacientëve të vdekur nga koronavirusi, kishin sëmundje ekzistuese

17:30, 19/03/2020
A+ Aa A-

Sipas studimit nga shërbimi shëndetësor i vendit, 99 përqind e vdekjeve nga koronavirusi në Itali janë pacientë me probleme ekzistuese shëndetësore.  

Hulumtimi I kryer mbi 355 vdekje, zbuloi se vetëm tre nga viktimat, 0.8 përqind, nuk kishin pasur probleme të qarta nga sëmundjet, para se të infektoheshin, raporton Dailymail.  

Gati gjysma e tyre, 48.5 përqind, kishin tre ose edhe më shumë problrmr shëndetësore para se të diagnostikoheshin me Covid-19.  

25.6 përqind të tjerë kishin dy 'patologji' të tjera, ndërsa 25.1 përqind kishin vetëm një.  

Hulumtimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali është në përputhje me gjetjet e mëparshme se njerëzit me sëmundje ekzistuese, kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi.  

Sipas studimit, më i zakonshmi nga këto probleme në Itali përfshin presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.  

Rreth 76.1 përqind e pacientëve që vdiqën nga Covid-19 kishin më parë probleme me presionin e lartë arterial, zbuloi studimi.  

Më shumë se një e treta, 35.5 përqind kishin diabet, ndërsa 33.0 përqind kishin vuajtur nga sëmundja ishemike e zemrës.  

Gati një çerek, 24.5 përqind, kishin vuajtur nga fibrilacioni atrial. Shembuj më pak të zakonshëm përfshijnë problemet mendore dhe sëmundjen e mëlçisë.  

Shkencëtarët nuk kanë vërtetuar ende pse njerëzit me presion të lartë të gjakut janë më të prekshëm ndaj koronavirusit.  

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se i duhen 'më shumë të dhëna të disponueshme' për të hetuar lidhjen siç duhet.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco