Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

'Tri pyetjet' nga Tolstoi, për prindërit e mençur

'Tri pyetjet' nga Tolstoi, për prindërit e mençur

14:40, 21/02/2020
A+ Aa A-

"Lufta dhe Paqja" e Leon Tolstojit është një nga veprat më të mëdha të letërsisë. Ai gjithashtu përmban më shumë se gjysmë milion fjalë.

Por tani për tani, si prind, një nga shkrimet më me ndikim të autorit të madh rus, mendimtar dhe pacifist është një histori e shkurtër 132-vjeçare me më pak se 1.600 fjalë. Edhe nëse jeni një lexues i ngadaltë si unë, do t'ju duhen vetëm shtatë minuta për të përfunduar.

Nuk keni shtatë minuta?! Do ta përmbledh në pak fjalë.

"Tri pyetjet" e Tolstojit është një alegori e një perandori që i kërkon një njeriu të shenjtë në mal, disa përgjigjet që ai beson se do ta ndihmojnë të bëhej një sundimtar i madh.

Pyetjet e tij janë:

1. Kur është koha e duhur për të filluar ndonjë gjë?

2. Kush janë njerëzit e duhur për t’u dëgjuar?

3. Cila është gjëja më e rëndësishme për t’u bërë në një moment të caktuar?

Plaku është një mësues shumë i mirë për t’i thënë vetëm përgjigjet perandorit. Urtësia duhet të jetë e brendshme, e jo të dhurohet. Kështu që ndërsa sundimtari pret me durim, ai e ndihmon plakun të punojë në kopsht.

Disa orë më vonë, ata ndërpriten nga thirrjet e shqetësuara të një burri tjetër, që ishte qëlluar me thikë. Perandori dhe njeriu i shenjtë e mjekojnë  atë dhe i shpëtojnë jetën.

Doli se njeriu i plagosur kishte planifikuar të vriste perandorin për t’u  hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij në luftë.

Ai kishte pritur ta sulmonte perandorin kur të zbriste nga mali.

I lodhur nga pritja, burri që rrinte fshehur, ra në pritë të rojeve të perandorit dhe u sulmua nga ata dhe pikërisht ky ishte momenti kur njeriu i shenjtë dhe perandori vijnë dhe e shpëtojnë.

Në kthim, vrasësi pajtohet me perandorin. Kopshti i plakut ka përfunduar. Dhe perandori merr tre përgjigjet e tij.

"Ka vetëm një kohë që është e rëndësishme: Tani! -  i tha njeriu.  - Personi më i domosdoshëm është ai me të cilin je dhe gjëja më e rëndësishme është "ta bësh atë njeri të mirë".

Nja pra, nëse perandori nuk do të kishte ndenjur me të për ta ndihmuar në punët e kopshtit dhe pastaj për të shpëtuar vrasësin, ose ai, ose armiku i tij do të ishin të vdekur!

Sii vlen kjo histori e lashtë  për prindërit dhe natyrisht e dhunshme, për prindërimin?

Pra, koha kur ju jeni me fëmijët tuaj është koha më e rëndësishme.

Dhe ata janë njerëzit më të rëndësishëm në atë moment.

T’u kushtosh vëmendje të përpiqesh t’i bësh ata të mirë, që zakonisht do të thotë t’iu kushtoni vëmendjen e plotë, është gjëja më e rëndësishme që ju duhet të bëni.

Sigurisht, mësimet e thjeshta nuk janë gjithmonë të dhjeta për t’u vënë në jetë.

Por historia është një kujtesë që ne duhet të përpiqemi për këtë në të gjitha momentet dhe dhe e gjej me shumë vend e me shumë dobi ta zbatoj në çastet që jam me fëmijët e mi./g.s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco