Të rritësh një fëmijë interseksual: Ky është trupi juaj! Nuk ka asgjë për turp! Stephani Lohman me Rosie në gusht 2012.

Të rritësh një fëmijë interseksual: Ky është trupi juaj! Nuk ka asgjë për turp!

14:20, 21/02/2020
A+ Aa A-

Kur Stephani Lohman hodhi vështrimin e saj të parë mbi  të porsalindurin në dhomën e lindjes, ajo e frikësuar thirri burrin e saj, Erik. Ajo bëri një koment të ashpër në lidhje me doktorët që sipas saj kishin vënë gabim gjininë  e fëmijës. Mjekët në spitalin e Ontario ishin të heshtur. Eric e dinte që situata ishte më serioze sesa një gabim i momentit.

"Unë shikoja përreth në atë moment, dhe pashë atë që mua m’u duk si panik në të gjithë fytyrat e stafit mjekësor," tha Eric.

Ata kishin pritur që foshnja e tyre, Rosie, të ishte vajzë, por foshnja kishte penis.

Mjekët e mbuluan Rosie me një batanije dhe e morën atë nëpër dhoma për një kohë të gjatë, tha Eric. Kur u kthyen, ata i thanë familjes se Rosie kishte organe gjenitale atipike dhe duheshin më shumë teste për të përcaktuar nëse ajo ishte gjenetikisht një vajzë apo një djalë dhe nëse ajo kishte një gjendje të rëndë mjekësore.

"Në thelb kaloi nga shumë festive, shumë emocionuese, në shumë e frikshme," tha Eric.

Rosie tani është 6 vjeç dhe nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjikale. Prindërit e saj mendojnë se nuk ka asgjë të pazakontë te fëmija i tyre dhe se ajo rritet normalisht. Pavarësisht se të gjithë i shohin me dyshim dhe janë këshilluar disa herë të kryejnë nje operacion organesh gjenitale, ata nuk e kanë marrë aspak në konsideratë këtë.

Babai i Rosie, Erik ka deklaruar për CNN se është mjaft i lumtur me fëmijën e tij dhe ka një mesazh për të gjithë ata që janë apo ndihen ndyshe: “Ky është trupi juaj.  Nuk ka asgjë për t'u turpëruar”/g/s

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco