Një mëngjes i plotë djeg dy herë më shumë kalori, tregon studimi

Një mëngjes i plotë djeg dy herë më shumë kalori, tregon studimi

13:52, 20/02/2020
A+ Aa A-

Një mëngjes i plotë mund të jetë sekreti i një peshe të shëndetshme. Ata që hanë një vakt të ngopshëm në mëngjesh, djegin dy herë e gjysmë më shumë kalori, thonë shkencëtarët.

Kjo zhvillon metabolizmin, duke dhënë shkas për një proces të njohur si termogjenezë e ndikuar nga dieta.

Dr. Xhulian Rihter thotë: “ Rezultatet tona tregojnë se një vakt i ngrënë për mëngjes, pavarësisht sa kalori mban, djeg dy herë më shumë kalori se po i njëjti vakt i ngrënë në darkë. “

Ky studim është shumë i rëndësishëm, pasi na mëson të hamë vaktin më të madh në mëngjes dhe më të voglin në darkë.

Sipas Dr. Richter kjo mund të parandalojë obezitetin dhe sasinë e lartë të sheqerit në gjak. Sëmundje këto që mund të degradojnë deri në kancer, problem kardio-vaskulare, etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco