Zbarkon ushtria, ekspertët: Çfarë e bën të frikshëm këtë virus

Zbarkon ushtria, ekspertët: Çfarë e bën të frikshëm këtë virus

15:31, 26/01/2020
A+ Aa A-

Të tjerë ushtarë kanë zbarkuar në qytetin e Vuhanit në Kinë, një qytet totalisht i izoluar për shkak të koronavirusit. Qyteti ka një madhësi sa Londra dhe është epiqendra e sëmundjes vrastare.

Pamjet tregojnë zbarkimin e ushtarëve. Gjithçka duket si skena filmash hollivudianë. Në qytet janë sjellë mbi 14 mijë kostume dekontaminimi.

Zyrtarisht Kina ka pranuar se virusi mund të transmetohet edhe kur një person nuk shfaq simptoma të sëmundjes.

James Gallagher i BBC thotë se kjo e bën shumë më të vështirë situatën. Sipas tij, ky virus është më i frikshëm edhe se SARS dhe Ebola, pasi sëmundja bëhej ngjitëse kur shfaqen simpatomat.

“Gripi është shembulli më i famshëm i një virusi që shpërndahet përpara se ta mësosh se je sëmurë. Ne nuk jemi akoma në atë fazë ku mund të thuhet se kjo është një pandemi si gripi i derrit. Por të ndalosh këtë ‘përhapës pa simptoma’ do jetë shumë më e vështirë,” shkruan ai.

Kurse profesori Peter Openshaw thotë se gjëja më e frikshme është se ne nuk e dimë akoma sa vdekjeprurës është ky virus. Edhe ai mendon se virusi mund të vëhet më vrasës se SARS. Sipas tij, të dhënat e ekspertëve ndërkombëtarë thonë se vetëm një në 20 infeksione në Kinë është duke u trajtuar nga mjekët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco