Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Eksperti: Koronavirusi mund të transmetohet edhe përmes syve

Eksperti: Koronavirusi mund të transmetohet edhe përmes syve

20:14, 24/01/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi vrasës, që po përhapet me shpejtësi, mund të transmetohet edhe përmes syve. Kështu kanë paralajmëruar sot shkencëtarët.

Eksperti i njohur kinez, Wang Guangfa tha se druhet se ai e ka marrë virusin e ngjashëm me SARS për shkak se nuk mbante veshur syzet mbrojtëse.

Sipas Daily Mail, të tjerë ekspertë kanë konfirmuar se është absolutisht e mundur që virusi të hyjë përmes syve.

Po ashtu, ata paralajmërojnë se virusi, që mendohet se përhapet përmes kollës dhe teshtimave- mund të lëvizë në trup duke shkuar në sy.

Virusi ka vrarë të paktën 26 persona deri më tani. 13 qytete janë izoluar plotësisht në Kinë, duke tmerruar opinionin publik në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco