Iu nxi organi gjenital gjatë seksit, doktori: Rrezikoni shëndetin

Iu nxi organi gjenital gjatë seksit, doktori: Rrezikoni shëndetin

21:58, 27/12/2019
A+ Aa A-

Penisi i një personi filloi të merrte ngjyrë të zezë, pasi partnerja e tij e kafshoi aksidentalisht kur po kryenin marrëdhënie intime.

43-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, shkoi në spital 5 ditë pas këtij incidenti. Ai vuri re që plaga po errësohej dhe tha se dhimbja po përkeqësohej.

Mjekët në Kolegjin Universitar të Arizonës në Phoenix, SH.B.A., vunë re se në fund të organit kishte 3 cm ind të zi.

Ishte bërë nekrotike dhe lëkura po fillonte t’i kalbeshe, sipas rastit të botuar në Gazetën Vizuale të Mjekësisë së Urgjencës.

Ai i shpëtoi operacionit nga përdorimi i disa antibiotikëve.

Pacientët që kanë kafshime në penis ndodh shpesh që nuk kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe plaga mund të përkeqësohet dhe të shkaktojë rrezik në shëndetin e tij.

Dr. Marc Zosky, autor i raportit, tha: ‘Si në këtë rast, shumë pacientë që kafshohen në penis shpesh nuk kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor, dhe procesi i sëmundjes shpesh përparon.

Përparimi në ulcerimin e lëkurës dhe infeksionit është i zakonshëm dhe kërkon kujdes të veçantë të plagëve dhe një terapi të kujdesshme me antibiotikë.

Në raste të rralla, kafshimet mund të çojnë në infeksione të rrezikshme për jetën, si gangrena e Fournier që kërkojnë trajtim kirurgjik emergjent.’ /OraNews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco