Kujdes! Kush fle më shumë se 8 orë, probleme me zemrën

Kujdes! Kush fle më shumë se 8 orë, probleme me zemrën

18:17, 12/12/2019
A+ Aa A-

Studimet e reja tregojnë se nëse flini më shumë se 8 orë, mund të keni probleme serioze në zemër.

Një studim i botuar në revistën “European Heart” zbuloi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në ditë kanë më shumë mundësi të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose nga bllokimi i enëve të gjakut në tru, krahasuar me ata që flenë mesatarisht nga 6 deri në 8 orë.

Sipas "The Independent", sondazhi u krye në 116 mijë të anketuar, të moshës 35 deri në 70-vjeç, në 21 vende të botës.

Studimi u bë për tetë vite sa zgjati, 4.365 njerëz vdiqën me probleme serioze të zemrës.

“Gjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut dhe mesatarisht, çdo person kalon një të tretën e ditës së tyre duke fjetur”, thanë studiuesit.

Në krahasim me ata që flinin mesatarisht nga 6 deri në 8 orë, ata që flinin 8 dhe 9 orë, kanë 5% më shumë shanse për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ata që flenë mesatarisht 9 ose 10 orë kanë një shans 17% më të madh për të patur një sëmundje të zemrës.

Për ata që flenë më shumë se 10 orë, kjo përqindje rritet ndjeshëm, pasi kanë një shans 41% që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ju nuk duhet të flini  më pak se 6 orë, pasi edhe atëherë jeni 9% në rrezik për sëmundje kardiovaskulare.

Përfundimi i studimit është se njerëzit mesatarisht duhet të flenë 6 deri në 8 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco