Tërmeti/ Mjaft i 'torturuat' fëmijët; Rikthejuni normalitetit dhe ndihmojini të harrojnë traumën që kaluan

Tërmeti/ Mjaft i 'torturuat' fëmijët; Rikthejuni normalitetit dhe ndihmojini të harrojnë traumën që kaluan

21:09, 29/11/2019
A+ Aa A-

Paslëkundjet e tërmetit të madh, mëngjesin e së martës, janë normale sipas sizmiologëve, por paniku te njerëzit vetëm sa rritet, kur ndjen edhe më të voglën lëvizje nën këmbë. Prej tre ditësh, truri ynë ka përpunuar vetëm një informacion: TËRMETI, ndaj edhe sikur rreziku të ketë kaluar, njerëzit jetojnë ende me frikën e këtij fenomeni natyror. E keqja është, se ia përcjellim edhe fëmijëve, përmes diskutimeve tona, telefonatave të nervozuara dhe sjelljeve jo normale. Sipas ekspertëve lëkundjet e lehta do të ketë herë pas here, ndaj rikthejuni normalitetit, pasi stresi e gjendja në të cilën po e vendosim veten dhe fëmijët është shumë e dëmshme.

Më poshtë do t'ju japim disa këshilla si t'i qetësoni fëmijët pasi kanë përjetuar tmerrin e tërmetit.

Mundohuni t'i ruani rutinën e tyre. Bëjini gjërat normalisht, edhe pse mund të jeni diku tjetër, ose po i bëni në një tjetër mënyrë

Mos i lejoni të kenë akses ndaj medias audivizive apo asaj elektronike. Pamjet katastrofike i shkaktojnë ankth.

Përpiquni maksimalisht të ruani qetësinë. Mos flisni rreth shqetësimeve të mëtejshme që mund të keni, në prani të tyre.

Qëndrojini pranë fëmijës  dhe jepni të gjithë ndihmën që mund të kërkojë, por mos e teproni me kujdesin sepse mund të shkaktojë gjendje paniku tek ata.

Lëreni të flasë për atë që përjetoi, por përpiquni ta shpërqëndroni e t'ia hiqni nga mendja atë ç'ka ndodhi.

Ambjenti ku fëmija fle, është i rëndësishëm kështu që mund ta qetësoni duke filluar me ndricimin i cili duhet të jetë më i ulët dhe më pas mund ti bëni fëmijës masazh të lehtë në shpinë.

Përgatitni pak kamomil

Kamomili ndihmon për tretjen dhe ka fuqi të mëdha antiinflamatore. Nëse preferoni t'i jepni fëmijës lëngje të tjera atëherë me kamomil mund ti bëni masazh pasi është shumë qetësues dhe efektiv edhe për lëkurën.

Aroma e livandës

Vetë ngjyra e livandës dhe aroma e saj depërtojnë menjëherë dhe ndihmojnë në shtendosjen e muskujve duke qetësuar dhimbje. Përpara se ti bëni fëmijës banjon e mbrëmjes shtoni në ujë edhe pak vaj esencial të livandës. Gjithashtu mund të lësh një tufë lulesh livande në dhomën e bebit për të patur një rezultatet më të mirë qetësues.

Çaji i “Natës së mirë”

Nëse keni nisur t'i jepni çajra fëmijës sepse është mjaftueshëm i rritur për të pirë të tillë, atëherë keni gjetur mënyrën e duhur për ta ndihmuar të voglin të flejë dhe të jetë më më i qetë. Përpara orës së gjumit përgatitini çajin dhe ëmbëlsojeni me mjaltë për mirëqënien e stomakut dhe për të larguar nervozizmin!/Living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco