Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Shkenca shpik vaginën me lëkurë peshku, mjeku në Brazil realizoi ndërhyrjen….

Shkenca shpik vaginën me lëkurë peshku, mjeku në Brazil realizoi ndërhyrjen….

18:49, 28/08/2019
A+ Aa A-

Një arritje e re e shkencës dhe e mjekësisë cilësohet ajo, që ka ndodhur në Cali të Kolumbisë. Mjekët atje kanë arritur të implantojnë një vaginë, duke përdorur lëkurën e peshkut. Mediat vendase kanë dhënë detaje, duke bërë me dije se ndërhyrja është realizuar nga mjeku brazilian Álvaro Rodriguez, i cili kryen ndërhyrje të tjera të këtij lloji.

Vagina i është implantuar një transgjinoreje 36-vjeçare, e cila është gruaja e parë, që në trupin e saj do të kenë organin gjenital përmes lëkurës së peshkut. Mjekët krijuan një kanal 18 centimetra të gjatë dhe 4 cm në diametër, të mbuluar nga lëkura e tilapisë, një peshk me origjinë afrikane.

Ndërhyrja zgjati rreth dy orë dhe u krye me sukses. Siç shpjegohet nga profesionisti, “lëkura e tilapisë bëhet një protezë biologjike dhe është e veshur, si të ishte një mukozë natyrale.

Çfarë ndodh me aromën karakteristike të peshkut? Ajo zhduket, pasi lëkura trajtohet me kimikate. Trajtimi u zhvillua nga mjekë nga Universiteti i Brazilit, të cilët kanë vite, që studiojnë këtë lloj peshku. Kjo procedurë është mënyra më e lirë dhe më e shpejtë, sesa me teknikat tradicionale

https://www.telecinco.es/informativos/ciencia/implante-vagina-piel-pescado-colombia_18_2808495037.html?fbclid=IwAR0OidroM5PXfUu2DQJqjlOocTPLZ-OvtZMhoO9DIwJrjtjLxvcavvuIU5Y

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco